Fishekët, korrespondenca Poliçan-Zvicër
Emisioni “Fiks Fare” trajtoi në puntatën e së hënës korrespondencën e drejtorit të kombinatit të Poliçanit me përfaqësuesin e një kompanie zvicerane, e liçensuar për tregtimin e armëve.
PS: Skandali me pronat në Dajt
Në vijim të denoncimit të shitjes larg transparencës, deputeti socialist Taulant Balla ishte në zonën e Dajtit, ku denoncoi shitjen e mijëra metrave katrorë nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.
Poliçan, drejtori i uzinës mohon aferat
Pas skandalit të publikuar nga “Fiks Fare”, se në uzinën e Poliçanit bëhet ripaketim i municioneve në vend që të demontohen, ka ardhur edhe reagimi i drejtuesit të kësaj uzine.
Poliçani, Gërdeci i dytë
Pas denoncimit të skandalit të ripaketimit të fishekëve kallshnikov në
Kombinatin Mekanik të Poliçanit dhe pamjeve në 'Fiks Fare', se si ky Kombinat po shkatërohet dhe pajisjet e tij po shiten për skrap, reagoi
deputeti socialist i Qarkut te Beratit Fidel Ylli.
Pajisjet e Poliçanit për skrap
Kombinati mekanik i Poliçanit po shkatërrohet dhe pajisjet e tij po shiten për skrap. Pas denoncimit të skandalit të ripaketimit të fishekëve kallashnikov, “Fiks Fare” tregoi se si shiten pa dalë në ankand tornot, radifikët dhe presat me të cilat është punuar për vite me rradhë në këtë kombinat.
Tatimet pezullojnë "Fast Food"-et
Hetimi tatimor bllokoi 4 subjekte “fast food” në Tiranë, për mos përdorim të kasës fiskale dhe mos lëshim të kuponit tatimor. Pezullimi i aktivitetit të këtyre bizneseve për një periudhë gjashtë mujore, një prej të cilëve me adresë sekondare në Durrës, vjen pasi janë penalizuar vazhdimisht me shumën 200, 300 dhe 500 mijë lekë të reja, sic parashikon ligji për procedurën tatimore.
Skandali i linjës Shqipëri-Kosovë
Bllokimi që qeveria shqiptare i ka bërë ndërtimit të linjës së
interkonjeksionit me Kosovën vazhdon të shqetësojë bankën gjermane KFw,
që është financuese e projektit.
Dorëhiqet kreu i SHIU-t Ylli Zyla
Drejtori i Shërbimit Informativ Ushtarak, kolonel Ylli Zyla dha dorëheqjen të enjten në mbrëmje pas akuzave në media se bashkëshortja e tij ishte ortake në tregëtinë e armëve në Shqipëri.
Elbasan, pranga pedagogut
Në sajë të operacionit të koduar “ Zarfi”, Policia e Elbasanit ka vënë në pranga, pedagogun e matematikës në Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, 61-vjeçarin, Pëllumb Kllogjeri.
Gjobat pa paralajmërim
Në muajin prill gjobat pa paralajmrim ndaj drejtuesve të mjeteve njohnin kurbën më të lartë ndonjëherë në vend. Rreth 60 përqind e tyre ishin vënë pa dijeninë e drejtuesve të mjeteve.
Durrësi drejt shkatërrimit
Ndonëse ka resurse ndër më të mirat të turizmit në vend, qoftë edhe të atij arkeologjik, Durrësi vazhdon t’i neglizhojë ato ose në rastin më të keq, vazhdon t’i shkatërrojë.
“Fiks Fare”, skandali me lumenjtë
Masakra që i bëhet mjedisit, denoncuar disa herë nga “Top Channel”, nuk ka gjetur reagimin e fortë të qeverisë, e cila duhej të ishte e interesuar për të mbrojtur dhe administruar këtë “pako” vend që na kanë lënë të parët tanë.
Superfosfati i Lacit për skrap
Menjëherë pas denoncimit në emisionin “Fiks Fare” të shkatërrimit për skrap që po i bëhej nga persona të ndryshem ish uzinës së superfosfatit në Lac ka ardhur reagimi i Ministrisë së Ekonomisë, përmes të cilit është bërë e ditur edhe vendimarrja deri në masa administrative nga ky institucion për personat përgjegjës.
Ish-uzina e Lacit “zhvishet” për skrap
E lënë pas si një gërmadhë, ish-uzina e superfosfatit të Laçit është kthyer sot në vendin ku banorët e zonës përreth shkëpusin pjesë të saj, për t’i shitur në pikat më të afërta të grumbullimit të skrapit në periferi të ketij qyteti.
“Inertet” rrezikojnë urën
Shfrytezimi i inerteve në lumin Drin, në kundërshtim me ligjin, po dëmton rëndë një urë që lidh komunat si Gjorica dhe Zerqani.
Mbifaturimi, prokuroria heton CEZ-in
Prokuroria e Tiranës i ka dhënë fund pyetjes së dhjetra punonjësve si faturistë pranë kompanisë CEZ në Tiranë, për llogari të hetimeve të nisura për veprën penale të vjedhjes për shkak të detyrës, ndërkohë që jo zyrtarisht organi i akuzës deklaron se së shpejti do të dërgohen fletëthirrje për të pyetur aneëtarët e bordit të kësaj kompanie.