20:13 "Pop-Channel"
20:45 "Big Brother Albania 6"
Programi i plote
PUBLICITET
Itali, protesta kundër qeverisë Letta
Masat e mëtejshme shtrënguese të paralajmëruara nga qeveria e re e formuar në Itali, hodhën në rrugët e Romës mijëra protestues.

Rritje në bursën japoneze
Rritje në bursën japoneze
Aksionet në bursën japoneze janë rritur duke kaluar kuotën 15.000, për herë të parë që prej janarit të 2008-ës, me jenin që vazhdon të dobësohet, duke nxitur fitimet për eksportuesit.

Ekonomia franceze në recesion
Ekonomia franceze në recesion
Ekonomia franceze ka hyrë në recesion pasi u kontraktua me 0.2 për qind në tremujorin e parë të vitit. Ekonomia u tkurr me të njëjtën kuotë të tremujorit të fundit të vitit 2012.

Sllovenia, plan për shmangien e dorëzanisë
Sllovenia, plan për shmangien e dorëzanisë
Qeveria sllovene do të prezantojë një plan të ri ekonomik, i cili synon të shmangë nevojën e marrjes së një huaje shpëtimi nga ana e Bashkimit Europian.

Portugalia shkurton 30 mijë vende pune Portugalia shkurton 30 mijë vende pune
Portugalia ka planifikuar të shkurtojë 30 mijë vende pune në sektorin e shërbimit civil, si dhe të rrisë moshën e daljes në pension me 1 vit, duke e çuar në 66, në përpjekje për të plotësuar kushtet për dorëzaninë.

BE: Franca do të hyjë në reçesion BE: Franca do të hyjë në reçesion
Ekonomia e eurozonës do të tkurret më shumë nga sa parashikohet këtë vit, me Francën që do ta ndjejë më shumë dhe do të hyjë në reçesion.

BQE shkurton normat e interesit
BQE shkurton normat e interesit
Banka Qendrore Evropiane ka shkurtuar normat e interesit në një rekord të ri uljeje, në përpjekje për të nxitur rritjen ekonomike në një kohë frike për ekonominë e eurozonës.

Eurozonë, papunësia nivel rekord Eurozonë, papunësia nivel rekord
Papunësia në Eurozonë arriti një rekord të ri, ndërsa inflacioni preku nivelin më të ulët të tre viteve të fundit, duke rritur pritshmëritë e reduktimit të normës bazë të interesit nga Banka Qëndrore Europiane.

Parashikime të zymta për BE
Parashikime të zymta për BE
Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëron se Europa po kërcënohet nga një stanjacion i gjatë ekonomik, një skenar i ngjashëm me atë të Japonisë, që u përball me dy dekada krize.

KE, edhe 2 vjet Spanjës për defiçitin
KE, edhe 2 vjet Spanjës për defiçitin
Komisioni Evropian i ka dhënë dritën jeshile kërkesës së qeverisë së Madridit për të shtyrë periudhën e ripërtëritjes së bilancit, duke marrë parasysh situatën e vështirë ekonomike ku ndodhet vendi iberik.

Britania shmang reçesionin e trefishtë
Britania shmang reçesionin e trefishtë
Ekonomia britanike ka shmangur rënien sërish në reçesion. Zyra Kombëtare e Statistikave deklaroi se vlerësimet e saj paraprake për GDP-në tregojnë se ekonomia u rrit me 0.3 për qind në tremujorin e parë të vitit.

Spanjë, papunësia rritet sërish
Spanjë, papunësia rritet sërish
Papunësia është rritur sërish në Spanjë, duke shënuar rekordin e radhës. Numri total i personave të papunë në vendin iberik ka arritur mbi 6 milionë, duke përbërë 27 për qind të popullsisë.

Spanjë, kriza tkurr popullsinë
Spanjë, kriza tkurr popullsinë
Popullsia e Spanjës ra vitin e kaluar për herë të parë në dekada, për shkak se emigrantët braktisën vendin si pasojë e krizës së rëndë ekonomike.

Hollande: Pa rritje s’ulet defiçiti
Hollande: Pa rritje s’ulet defiçiti
“Pa rritje nuk ulet defiçiti”. Kështu ka deklaruar presidenti francez, Francois Hollande në forumin “Bota e Re” që po mbahet në Paris.

Kriza përfshin edhe Slloveninë Kriza përfshin edhe Slloveninë
Zgjerohet harta e vendeve të Bashkimit Europian që ndodhen në vështirësi financiare. Pas Portugalisë, Spanjës, Irlandës, Greqisë e Qipros, një tjetër vend që pritet të shtrijë dorën për ndihmë drejt Brukselit është Sllovenia.

Portugali-Irlandë, shtyhen afatet e borxheve
Portugali-Irlandë, shtyhen afatet e borxheve
Portugalia dhe Irlanda do të marrin një kohë shtesë prej 7 vjetësh për të shlyer huatë financiare që u janë dhënë në formë ndihme.

Kostoja e dorëzanisë së Qipros
Kostoja e dorëzanisë së Qipros
Kostoja e dorëzanisë së Qipros është rritur në 23 miliardë euro, sipas draft-dokumentit të përgatitur nga kreditorët e vendit.

Borxhi, Qipro shet rezervat e arit Borxhi, Qipro shet rezervat e arit
Qipro vendosi të shesë pjesën më të madhe të rezervave të tij të arit, për të financuar pjesërisht shlyerjen e borxheve kombëtare.

Paralajmërimi i FMN-së për ekonominë botërore
Paralajmërimi i FMN-së për ekonominë botërore
Ekonomisë botërore i kanosen rreziqe të shumta, nga problemet e monedhës në tregjet në lulëzim dhe nivelt e larta të borxhit në SHBA, Japoni e Europë, paralajmëroi drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde.

Soros: Edhe Gjermania në recesion Soros: Edhe Gjermania në recesion
Ekonomia gjermane po i drejtohet me shpejtësi recesionit, paralajmëroi miliarderi George Soros, në një fjalim të mbajtur gjatë një samiti në Frankfurt.

Kriza, BE paralajmëron Spanjë-Slloveni Kriza, BE paralajmëron Spanjë-Slloveni
Komisioni Europian paralajmëroi Spanjën dhe Slloveninë për problemet e tyre në buxhet, duke i kërkuar që të marrin masa të menjëhershme për të zgjidhur mosbalancimin e ekonomive të tyre.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.