05:35 "Pasdite ne TCH" R
Programi i plote
PUBLICITET
Amnistia e Pavarësisë
1000 persona të dënuar nga gjykata me shërbimin e provës prej të cilëve 700 kanë marrë këtë dënim  alternativ për akuzen e vjedhjes, përfitojnë nga amnistia e cila hyn në fuqi Ditën e Flamurit me 28 nëntor.

Nderohen firmëtarët e Pavarësisë Nderohen firmëtarët e Pavarësisë
Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi një nga seancat më mbresëlënëse të tij, jo me deputetët, por me familjarë dhe të afërt të 40 firmëtarëve të Pavarësisë dhe të anëtarëve të qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjës, që konsiderohet si përpjekja e parë pas shpalljes së Pavarësisë, për të ndërtuar shtetin shqiptar.

Festa në Shtëpinë e Flamurit
Festa në Shtëpinë e Flamurit
Pak orë kanë mbetur nga 28 Nëntori dhe Shqipëria e pavarur mbush 100 vjeç. Për të përcjellë atmosferën që ka kapluar qytetin e Vlorës, aty ku u ngrit për herë të dytë nga Ismail Qemali flamuri i Skënderbeut, emisioni “Shqip” u transferua në Shtëpinë e Pavarësisë.

100-vjetori rikthen ambasadorët amerikanë 100-vjetori rikthen ambasadorët amerikanë
Ambasada Amerikane në Tiranë shtroi një pritje në nder të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku pjesëmarrës, përveç ambasadorit aktual, Alexander Arvizu, ishin edhe dy ish-ambasadorët, William E.Ryerson dhe John L. Withers II.

Nderime heronjve të Pavarësisë Nderime heronjve të Pavarësisë
Shkodra ka nderuar rolin e Luigj Gurakuqit dhe Isa Boletinit në shpalljen e pavarësisë së vendit. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për ta, vendosi kurora me lule në monumentet e tyre.

Mesapik, memorial për Ismail Qemalin
Mesapik, memorial për Ismail Qemalin
Banorët e zonës së lumit të Vlorës në Mesapik përuruan të shtunën ndërtimin e memorialit kushtuar Ismail Qemalit. Përurimi është kthyer në një festë të vërtetë për këtë fshat.

100-Vjetori, Meta uron nga Tetova 100-Vjetori, Meta uron nga Tetova
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka uruar nga qyteti i Tetovës në Maqedoni shqiptarët për 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Mitrovicë, përurohet shtatorja e Isa Boletinit Mitrovicë, përurohet shtatorja e Isa Boletinit
Në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në Mitrovicë u bë përurimi i shtatores së heroit Isa Boletini. Me këtë rast u vlerësua lart figura e Boletinit dhe kontributi i tij për themelimin e shtetit shqiptar.

Vijon marshimi i “Vatrës” drejt Vlorës
Vijon marshimi i “Vatrës” drejt Vlorës
Aktivistë të shoqatës kombëtare "Vatra" të Kosovës Lindore, përmes një maratone në këmbë nga Gjilani deri në Vlorë, do të shënojnë festimin e 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar.

Ekspozita e flamujve në Tetovë Ekspozita e flamujve në Tetovë
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka bërë bashkë, liderët e dy partive rivale të shqiptarëve në Maqedoni.

“Monedha Shqiptare” në Prishtinë
“Monedha Shqiptare” në Prishtinë
Historia ndër vite e monedhave dhe kartmonedhave shqiptare është paraqitur të premten në Muzeun e Kosovës, në ekspozitën e organizuar nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Kosovës, me rastin e 100-vjetori të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Prishtinë, studentët vishen kuqezi
Prishtinë, studentët vishen kuqezi
Dhjetëra studentë të Universitetit të Prishtinës, të mbështjellë me flamuj kombëtar, kanë marshuar rrugëve të kryeqytetit kosovar mëngjesin e së premtes.

100-vjetori, flamur gjigant në Dibër të Madhe
100-vjetori, flamur gjigant në Dibër të Madhe
Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë në Komunën e Dibrës së Madhe të Maqedonisë u organizuan një sërë aktivitetesh nga një grup i të rinjëve të komunës.

100-vjetori, moment feste apo reflektimi? 100-vjetori, moment feste apo reflektimi?
Vetëm një javë larg 100-vjetorit të pavarësisë, të dy kampet janë në një kompeticion deri në kufijtë e qesharakes, në përballjet e tyre politike dhe kritikat e ndërsjellta për qasjen reciproke ndaj këtij momenti historik të shtetit shqiptar.

FRESSH shpërndan flamuj FRESSH shpërndan flamuj
Të rinjtë eurosocialistë të Mirditës kanë jetësuar nismën për ngjyrimin e qyteteve të tyre me ngjyrat kuq e zi të flamurit, duke dhuruar për çdo familje një flamur.

Ekspozohen armët e Skënderbeut Ekspozohen armët e Skënderbeut
Asnjëherë më parë, të paktën në historinë e ketyre dy dekadave të fundit, Muzeu Kombëtar nuk ka qenë më i lakmuar se në këtë fund nëntori.

Nis puna për tortën e 100-vjetorit Nis puna për tortën e 100-vjetorit
Bashkia e Tiranës njoftoi nisjen e punës për përgatitjen e tortës gjigante të Pavarësisë, tortë që do të peshojë rreth katër ton.

100-vjetori, festë në selinë e NATO-s 100-vjetori, festë në selinë e NATO-s
Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, festimet u ndjenë dhe në selinë e NATO-s në Bruksel.

Google kuqezi më 28 nëntor?
Google kuqezi më 28 nëntor?
Që në 28 nëntor, faqja e Google-it të hapet me flamurin kuqezi në nder të 100-vjetorit të Pavarësisë. Peticioni i drejtuar kompanisë nga i riu korçar, Klajdi Hëna, duhet të ketë të paktën 50.000 firma.

100-vjetori, Kuvendi nderon ish-kryeministrat
100-vjetori, Kuvendi nderon ish-kryeministrat
Në kuadër të aktiviteteve me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, Kuvendi i Shqipërisë nderoi ish-kryeministrat e vendit në 20-vitet e fundit si dhe figura të tjera më kontribut në historinë moderne të shtetit shqiptar.


Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.