F1, Vettel: Kemi probleme me gomat
Sebastian Vettel deklaroi pas përfundimit të provave të lira të Cmimit të Madh të Monakos se “gomat super të buta të Pirelli-t nuk dhanë rezultatet që prisnim”.
Alonso: Nuk e dimë ende ku jemi
Fernando Alonso u tregua i kujdesshëm dhe deklaroi se nuk i zë besë rezultateve të provave të lira. Piloti i Ferrarit, i treti në këto prova, nënvizoi se nuk mund të merret për bazë asgjë nga kohët e së enjtes.
F1, Alonso, kaskë e veçantë për Monakon (FOTO)
Cmimi i Madh i Monakos është një garë e veçantë për shumë arsye. Duke filluar nga fakti që makinat xhirojnë në rrugët e qytetit e duke vazhduar me ambientin fantastik që jetohet në Principatë gjatë fundjavës.
F1, Mercedes dominon provat e lira
Skuderia Mercedes shihej si favorite kryesore për të fituar pole-position në Cmimin e Madh të Monakos dhe fundjava ka nisur më së miri për pilotët e saj. Nico Rosberg dhe Lewis Hamilton kanë zënë vendin e parë dhe të dytë në sesionin e dytë të provave të lira duke lënë pas Fernando Alonson dhe Felipe Masën me Ferrari.
Maqedoni, nacionalizëm në fushën e futbollit
Me vendim të Federatës Maqedonase të Futbollit, mbrëmjen e së mërkurës është ndërprerë ndeshja finale për Kupën e Maqedonisë midis skuadrës shqiptare Shkëndija nga Tetova dhe asaj maqedonase Teteks, për shkak të fyerjeve të rënda me baza entike nga tifozët e të dyja skuadrave.
F1, provat e para të lira në Monako
Nico Rosberg (Mercedes) ka qenë piloti më i shpejtë i provave të para të lira të Cmimit të Madh të Monakos. Gjermani ka lënë pas Fernando Alonson (Ferrari) me 87 të mijëtat dhe Romain Grosjean (Lotus) me dy të dhjetat.
Mazzari drejt Interit, gati plani i merkatos
Walter Mazzari duket gjithmonë e më pranë stolit të Interit dhe mediat italiane, ndërkohë publikojnë atë plan merkato, që trajneri mund të zbatojë për të rikthyer në nivelet më të larta të futbollit zikaltrit.
Barbara: Asnjë konflikt Berlusconi-Galliani
Ndërsa e ardhmja e trajnerit të Milanit, Massimo Allegri po vihet në diskutim, një debat i brendshëm përflitet se ka nisur brenda klubit, me presidentin Berlusconi që përkrah mbërritjen e Seedorf dhe drejtorin sportiv, Galliani, i cili mbështet qëndrimin e Allegrit.
Reali, Cavani, Vidal e Bale për t’u rikthyer i madh
Ndërsa Reali i Madridit është ende në kërkim të trajnerit që do ta udhëheqë në sezonin e ardhshëm, sipas të përdtishmes spanjolle “AS”, tashmë janë përcaktuar emrat nëpërmjet të cilëve madrilenët synojnë të rikthehen të dominojnë në Spanjë dhe Europë.
Champions, Gotze humb finalen
Borusia e Dortmundit nuk do të mund të shfrytëzojë shërbimet e Mario Gotzes, në finalen e së shtunës në Champions League.
“Si i takova futbollistët e Bajernit”
Ai ëndrron të bëhet një futbollist i madh dhe ekipi i tij i zemrës i tillë është. Ergent Mujollari që prej fëmijërisë ndjek çdo ndeshje të Bajernit të Mynihut. Gjimnazisti i “Sami Frashërit” tregon arsyet që e kanë lidhur me Bajernin.
Beckenbauer: Dortmundi nuk ka shanse
Franz Beckenbauer, Presidenti i Nderit i Bayern Munchen, sheh favorit për fitoren e Champions League skuadrën e tij, që në finalen e madhe të Uemblit do të ndeshet me Borussia Dortmund.
F1, Webber: Ndihem mirë në Monako
Mark Webber ka fituar dy gara në tre sezonet e fundit në cirkuitin e Monakos dhe piloti australian i Red Bull është shprehur se ndihet shumë mirë në rrugët e principatës falë experiences në rrugët e Adelaides në Formula Ford.
Kuba: I habitur që arritëm finalen
Sezonin e kaluar u eliminuan që në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, paraqitja e tyre e parë në këtë kompeticion në tetë vitet e fundit, e për këtë arsye arritja e Borussia Dortmund në finalen e madhe të Uemblit këtë sezon është një surprizë dhe për vetë lojtarët e saj.
Shkëndija në finalen e Kupës
Pas suksesit në vitin 2011 kur doli në krye të kampionatit maqedonas të futbollit, skuadra shqiptare Shkëndija nga Tetova, tani është në kërkim të trofeut të Kupës së Maqedonisë.
Hummels: Nuk më intereson Barça
Qëndërmbrojtësi i Borusias dhe kombëtares gjermane, Mats Hummels, nuk do t’i bashkohet shokëve të tij të skuadrës Gotze-Lewandoëski, që do të largohen nga klubi finalist i Champions League në fund të sezonit.
Fanellat e reja të Barcelonës
Nike ka prezantuar uniformat zyrtare të Barcelonës për sezonin e ardhshëm. Iniesta, Messi, Piqué, Xavi, Thiago dhe Puyol ishin lojtarët e përzgjedhur për prezantimin e parë.