Tirane-Durres, punimet devijojne trafikun

12/01/2009 19:20

Punimet devijojne qarkullimin e automjeteve pergjate superstrades Tirane-Durres. Bashkimi i operatoreve ekonomike ka njoftuar se kete te marte nisin punimet pergjate ketij aksi nacional, cka do te thote edhe ndryshime per qarkullimin rrugor.

Ne deklaraten e firmave qe do te merren me riasfaltimin e rruges thuhet se, drejtuesit e automjeteve qe zgjedhin autostraden per te udhetuar nga Tirana drejt Durresit dhe anasjelltas, qe prej kesaj te marte, konkretisht prej dates 13 janar, duhet te ulin shpejtesine pasi do te kete ngushtim rruge si dhe devijim te trafikut prane vendeve ku do te kryhen punime.

Punimet jane pjese e riveshjes me asfaltim te superstrades Tirane-Durres dhe sistemimin e kanaleve anesore.

Top Channel