Beckham: Kaka enderron Real Madrid

20/01/2009 17:50

David Beckham zbulon nje prej endrrave te talentit brazilian te Milanit, Kaka, i cili refuzoi oferten e Manchester City per te qendruar me kuqezinjte.

Sipas gazetes “AS”, qendrimi i Kaka tek Milani ka nje prapaskene me te nderlikuar se sa dashuria per fanelen e Milanit. Gazeta spanjolle ben te ditur se Kaka i ka rrefyer shokut te skuadres Beckham, deshiren per t’u bashkuar me Real Madrid ne fund te ketij sezoni.

Lojtari anglez ne pronesi te Los Angeles Galaxy ka lidhur nje miqesi te ngushte me sulmuesin brazilian, duke arritur t’i “bleje” mendimet per te ardhmen dhe endrren e fshehur ne sirtar.

“Kaka deshiron te shkoje tek Real Madrid jo tek City. Besoj se do shkoje ne Spanje gjate muajit qershor. Mendoj se dikush e ka telefonuar dhe ai nuk ka asnje dyshim per kete transferim. Ai do te luaje tek Real Madrid”, mesohet t’i kete thene nje mikut te tij mesfushori anglez.

Top Channel