Lohan: Zgjedhjet, test per integrimin

21/01/2009 20:40

Ambasadori i Komisionit Evropian ne Tirane, Helmut Lohan ka folur mbremjen e sotme per zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme, te cilat i ka cilesuar si nje test te vertete per aspiratat integruese te Shqiperise.

“Zgjedhjet e vitit 2009 do te jene nje test per hyrjen e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Zgjedhjet parlamentare jane nje pjese e rendesishme per politiken shqiptare”, ka pohuar Lohan.

Deklaraten e tij ambasadori e beri ne nje takim te shoqates se investitoreve te huaj. Ai i cilesoi zgjedhjet si te rendesishme edhe per fushen e biznesit dhe investimet e huaja.

Top Channel