Shefi i zyres se misionit civil, Piter Feith ka emeruar sot suedezin Lars Lage Olofson si auditor te pergjithshem te Republikes se Kosoves.

Olofson aktualisht eshte i angazhuar ne zyren shteterore te auditimit ne Suedi dhe do te filloje pune ne Prishtine me 1 mars te ketij viti.

Feith ka vleresuar se per funksionimin e mire te institucioneve te shtetit, prania e nje auditori te pergjithshem dhe te pavarur eshte e rendesishme.

“Per Kosoven, auditori i pergjithshem luan nje rol me rendesi persa i perket ndihmes nderkombetare per zhvillimin ekonomik”, ka deklaruar Feith.

Top Channel