Manchester City, Richards nen akuze si Gerrard

05/02/2008 16:50

Pas Seven Gerrard nje tjeter lojtar ne Britani ka dale ne faqet e para te gazetave per shkak te nje skandali jashte fushe.

Mbrojtesi i Manchester City, Micah Richards eshte ndaluar dje nga policia per shkak te nje sherri ne nje bar ne daten 24 dhjetor. Lojtari i kombetares se Anglise eshte marre ne pyetje ne stacionin e policise se Manchester.

“Kemi arrestuar nje te ri 20 vjecar per shkak te nje sherri te ndodhur ne daten 24 dhjetor”, pohoi nje zedhenes i policise. Nderkohe, klubi ka reaguar me ane te trajnerit Mark Hughes. “I qendrojme prane lojtarit ne cdo momet ne kete situate te veshtire. Te shtunen ndaj Middlesbrough ai do luaje qe nga minuta e pare”, thekson tekniku i “Citizens”.

Policia nuk ka zbardhur asnje nga detajet e ngjarjes ne fjale dhe nuk dihet ende nese Richards do akuzohet zyrtarisht.

Top Channel