Nuni do te lere sot Spitalin Ushtarak

10/02/2009 12:00

Gjendja shendetsore e anetarit te Gjykates se Larte, Ardian Nuni eshte permiresuar ndjeshem.

Mjeket mendojne se ai nuk ka me asnje komplikim per shendetin e tij dhe do te kryejne edhe nje ekzaminim te fundit rreth ores 14:00 te dites se sotme. Burimet zyrtare te spitalit Ushtarak te Tiranes thane se zoti Nuni do te lere spitalin rreth ores 15.00, nese edhe ekzaminimi i fundit mjekesor do te dale sipas parashikimeve.

Miq, te aferm dhe politikane kane vazhduar vizitat ne dhomen numer 1 te pavionit VIP ne Spitalin Ushtarak. Ndersa hetimet e policise vazhdojne. Burimet e saj saktesuan se jane marre te gjithe deshmite e nevojshme per ngjarjen e se dieles ne mbremje, ku gjykatesi Nuni u plagos me kater plumba ne afersi te baneses se tij, por edhe pas ketyre deshmive nuk mund te dalin ne nje perfundim zyrtar, pasi kerkohen hetime te metejshme.

Top Channel