Prokurori plepi, gjykata e le ne arrest shtepie

14/02/2009 17:10

Gjykata e Tiranes ka lene ne arrest shtepie ish prokurorin Aleksander Plepi per akuzen e “ushtrimit te ndikimit te paligjshem tek persona qe ushtrojne funksione publike”.

Ka qene gjyqtarja Shefkie Demiraj qe e ka dhene kete mase sigurie, ndersa ia ka deleguar dosjen Gjykates se Elbasanit. Implikimi i prokurorit u publikua fillimisht nga Policia e Shtetit, menjehere pas operacionit te koduar “ndermjetesimi”, ku dy shtetas nga Vlora u arrestuan sepse kishin ndermjetesuar tek prokurori per te ulur denimin ndaj te pandehurit Besnik Braka.

Ndersa prokurori do te ndermjetesonte tek bashkeshortja e tij gjykatese tek krimet e renda perballe nje rryshfeti prej 50 milione lekesh. Masa e sigurise u dha ne rrethana sekrete dhe gjykata nuk u tregua e hapur per shtypin ne dhenien e vendimit, ndersa prokurori i ceshtjes nuk pranoi te jape detaje mbi procesin. Nderkaq saanca eshte monitoruar edhe nga pala amerikane, pjese e Task Force ne Prokurorine e Tiranes.

Top Channel