Patozi: Gjykata Kushtetuese, vendim politik

16/02/2009 19:10

Kryetari i grupit parlamentar te PD, Astrit Patozi ka kritikuar Gjykaten Kushtetuese per pezullimin e ligjit te dosjeve.

Gjate fjales se tij ne Parlament, Patozi ka akuzuar kete institucion dhe opoziten per lidhje me te kaluaren komuniste.

“Sot eshte nje dite e trishtuar per shoqerine shqiptare, per institucionet e saj. Sepse nje nga keto institucione, Gjykata Kushtetuese, pezulloi nje ligj. Ky institucion nuk shkeputet nga e kaluara ashtu si dhe ju nuk shkeputeni prej saj”, ka pohuar Patozi duke iu drejtuar opozites.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka marre nje vendim politik, per shkak te te qenit te Fehmi Abdiut anetar te saj.

“Ne nuk befasohemi per vendimin e sotem, sepse e dime qe keni aty Fehmi Abdiun, por kjo eshte Gjykata Kushtetuese dhe kjo gjykate nuk mund te gjykoje ne konflikt interesi”, ka nenvizuar Patozi.

Ai ka shtuar me tej se mazhoranca nuk do ta aprovoje kete vendim. “Ne nuk e miratojme kete vendim. Gjykata Kushtetuese nuk eshte sovrani, ne jemi me shume sovrane se gjykata”, ka shtuar Patozi.

Top Channel