Shehi: Shteti i sotem, nga njerez partie

23/02/2009 21:15

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi ka deklaruar se shoqeria shqiptare ka mbetur ne nje tranzicion te udhehequr sipas tij nga nje politike e majte, pa iu afruar aspak demokracise.

“Ne kemi mbetur midis qendres dhe te majtes. Asnjehere shoqeria shqiptare nuk ka shkuar tek e djathta. Kemi qendruar mes dy te majtave. Kemi dy pale komunistesh, nje pale qe jane ne pushtet dhe nje pale qe eshte ne opozite”, ka pohuar Shehi.

Duke folur ne emisionin “Shqip” ne TCH, kreu i LZHK ka vene ne dukje defektet e qeverise aktuale dhe ka paraqitur ate qe ofron Poli i Lirise.

“Nuk kemi pasur te djathte ne Shqiperi. Shteti nuk qeveris. Kemi disa specifika si ceshtja e pronave dhe ajo e te perndjekurve, por ceshtja qe shtrohet eshte e ardhmja. Keta njerez qe jane sot jane njerez partie. Keta nuk duan nje Shqiperi te zhvilluar. Ne gjykojme se e djathta ne Shqiperi duhet te filloje nga shteti shqiptar”, ka shtuar Shehi.

Top Channel