Javën tjetër, procedurat për sh.a.

28/02/2009 10:25

Tirana duket se do të jetë klubi i parë që do të nisë procedurat për kthimin në “Shoqëri Aksionere”. Ky është lajmi i fundit që mbërrin nga kampi bardheblu.

 Vendimi për nisjen e procedurave të transformimit të klubeve sportive në sh.a., i votuar më 24 dhjetor 2008 dhe i hyrë në fuqi më 20 shkurt 2009, kur edhe u botua në Fletoren Zyrtare, u ka hapur rrugën klubeve të futbollit të mendojnë për privatizimin e tyre.

Sipas një burimi pranë skuadrës 23 herë kampione të Shqipërisë, drejtuesit e lartë të këtij klubi do të nisin javën e ardhshme procedurat për kthimin në “Shoqëri Aksionere”.

Ndërkohë nuk dihet ende nëse Bashkia e Tiranës ka dhënë urdhrin për nisjen e procedurave, pasi pika dy e vendimit thotë: “Procedura e transformimit të tyre fillon me daljen e urdhrit të titullarit të institucionit, në varësi administrative të të cilit është klubi sportiv”.

Top Channel