Denoncimi i “Fiksit”, si abuzoi Pango me detyren

04/03/2009 20:55

Emisioni investigativ “Fiks Fare” ka denoncuar ne puntaten e sotme se si nje anetar i Keshillit te Ministrave, konkretisht ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango ka abuzuar me detyren e tij.

Permes kamerave te fshehta, “Fiks Fare” ka treguar se si ministri ka tentuar te perfitoje seksualisht nga nje vajze e re qe kerkonte te fillonte pune ne MTKRS.

Gjate takimit ne shtepine e anetarit te qeverise, ku e reja duhet te dorezonte dokumentat, ministri Pango ka tentuar te abuzoje me te.

“Kur femra eshte e guximshme, te gjitha rregullohen. Varet sa guxim ka. Ti mund te hysh tek panairet e turizmit dhe mund te dalesh me roba banjoje. Per kete une kam qejf te shoh ekspozene tende”, ka deklaruar Pango.

Madje, ministri ka tentuar t’i heqe vajzes edhe kemishen qe kishte veshur, pavaresisht kundershtimeve te saj. “Ti do ta heqesh per te tjere, si te mos e heqesh per mua? Po nuk u mesove me mua i bie qe…”, ka pohuar Pango.

Ne kembim te favoreve seksuale, ministri i ka premtuar vendin e punes vajzes. “Ti do te jesh prane meje ne panaire dhe do te kesh rroge te mire”, eshte shprehur Pango.

Top Channel