Banda e Durresit, zevendesohen avokatet e Lul Berishes

09/03/2009 10:55

Trupi gjykues i Bandes se Durresit zevendeson avokatet mbrojtes te Lulzim Berishes. Ndryshimi i strategjise behet per te disiplinuar avokatet, te cilet per gati dy vjet po behen shkak per shtyrjen e seancave gjyqesore.

Pervec mungeses se te gjithe te pandehurve, ne sallen e gjyqit mungonin pa shkak edhe dy avokatet e Lulzim Berishes, Arben Qeleshi dhe Ilia Ilia, te cilet u bene shkak per shtyrjen e seancave.

Ne keto kushte trupi gjykues i drejtuar nga Gurali Brahimllari, vendosi te zevendesoje avokatet e Lulzim Berishes me nje avokat nga Dhoma e Avokatise, por qe ne te njejten kohe eshte edhe nje nga drejteusit e kesaj dhome.

Ne kete menyre, drejtuesi i Dhomes se Avokatise, Fatmir Brraka, te cilit i eshte kerkuar disa here nga gjykata te marre masa disiplinore ndaj avokateve qe mungoje pa arsye, ka mundesi te shikoje vete menyren se si sillen avokatet ne sallen e gjyqit.

 

Top Channel