Sipas kryeministrit kosovar Hashim Thaci, arsyeja kryesore per te cilen zyrtaret serbe nuk kane mundur te hyjne sot ne Kosove eshte se ata nuk respektojne Kushtetuten e Republikes.

“Ata jane deputete te nje shteti tjeter. Kosova eshte nje shtet i pavarur dhe sovran dhe ne do te respektojme me perpikmeri Kushtetuten”, ka deklaruar Thaci.

Policia kufitare kosovare, ne piken e kalimit Dheu i Bardhe pengoi sot kalimin e ministrit per Kosoven ne qeverine serbe, pasi nuk kishte marre leje tek Ministria e Jashtme e Kosoves.

Top Channel