Berisha sulmon Prokurorine

21/03/2009 15:15

Pikerisht ne diten qe lidhi marreveshjen zgjedhore me Partine Republikane, kryeministri sulmoi prokurorine, pasi u pyet mbi frytet e ketij bashkepunimi ne nje kohe kur Mediu eshte nen hetim penal per ceshtjen e Gerdecit.

Berisha tha se institucioni i akuzes ka rene nen kontroll te njerezve qe duan ta kthejne ne parti politike.

“Eshte botuar ne media nje dosje. Do te doja te thoja se ketu ka gisht opozita, por une e di se dosjen e ka nxjerre ai qe kerkon ta shnderroje Prokurorine ne Parti politike”, u shpreh Berisha.

Top Channel