“Qemal Stafa” debon kombetaren

23/03/2009 15:40

Gjithcka duket e menduar shume mire per perfaqesuesen kuqezi ne prag te ndeshjes eliminatore me Hungarine qe do te zhvillohet diten e shtune ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa”.

Lojtaret jane grumbulluar ne Durres ku kane filluar stervitjen nen drejtimin e trajnerit Haan me dy seanca ne stadiumin e Teutes dhe ate te Beses se Kavajes. Jane keto dy klubet qe kane mbeshtetur perfaqesuesen, nderkohe qe FSHF shpreh keqardhjen per mungesen e gadishmerise se drejtueseve te stadiumit “Qemal Stafa”, te cilet nuk i jane pergjigjur kerkeses se federates per te zhvilluar diten e enjte seancen stervitore zyrtare.

“Do vecoja me keqardhje qe nese ne Durres dhe Kavaje kemi gjetur mbeshtetje, ne “Qemal Stafa” kemi hasur nje problem. Nuk behet fjale per deshiren se do apo nuk do dikush, sepse ne ndeshje zyrtare u lejohet nje stervitje vendasve dhe nje stervitje miqve”, thekson  Shef i zyres se shtypit FSHF, Tritan Kokona.

Pervec atmosferes pozitive qe mbizoteron te lojtaret e grumbulluar per ndeshjen, per kete takim dhe nje prej sponsoreve kryesore te kombetares eshte shprehur i gatshem per te mbeshtetur financiarisht, pervec organizimit te tifozerise ne stadium ku eshte bere gati nje flamur  gjigand i cili do te qendroje ne pjesen e tribunes ballore. Per kete ndeshje FSHF ka menduar me shume edhe per mediat ku per here te pare ne stadium do te hapet zona miks ku lojtaret do te japin intervista menjehere pas ndeshjes.

 

Top Channel