Brazili rigjen Kaka ne ndeshjen kunder Peruse

31/03/2009 17:20

Carlos Dunga mund te marre fryme lirisht pasi lojtari me i rendesishem i kombetares se Brazilit, Kaka, do rikthehet ne ndeshjen ndaj Peruse diten e merkure.

Barazimi 1-1 ne Ekuador vuri ne dukje mangesite e theksuara ne sulmin e kombetares Selecao dhe rikthimi i fantazistit eshte nje lajm i mire per teknikun e Brazilit. Lajmin e beri te ditur vete lojtari i Milanit ne nje konference per shtyp, duke theksuar se tashme nuk ndien me dhimbje ne kembe.

“Pas stervistjes se fundit jam i sigurt se mund te luaj per 90 minuta. Jam shume mire dhe tani nuk ndiej fare dhimbje. U permiresova ndjeshem gjate javes qe qendrova ketu ne Brazil”, theksoi Kaka. Brazili do prese te merkuren Perune ku parashikohet nje ndeshje e lehte per ish kampionet e botes qe u vune ne veshtiresi diten e shtune ne Quito.

Top Channel