Ne shkollat e Struges vazhdojne konfliktet nderetnike. Femijet shqiptare thone se nuk ndjehen te sigurte dhe se shpesh behen viktima te provokimeve.

“Jemi te shqetesuar, mesimi nuk zhvillohet si duhet. Nga nxenesit maqedonas ka provokime te shumta”, thote nje nxenes shqiptar.

Te njejten gje pohojne edhe mesuesit dhe drejtori i nje prej shkollave ku studiojne nxenes shqiptare.

“Ne rast zgjedhjesh, por edhe festash ketu kemi grindje mes nxenesve shqiptare dhe atyre maqedonas. Por une nuk shoh qe nxitja te vije nga shqiptaret. Perkundrazi, vjen nga maqedonasit”, deklaron drejtori Musa Musai.

Nderkohe, prinderit e nxenesve akuzojne policine, ndersa zyrtaret maqedonas akuzojne pushtetaret shqiptare per nxitje te urrejtjes.

Top Channel