Liqeni i Pogradecit, legjenda e shuar

06/04/2009 21:45

Liqeni dhe peshkataret, dy ane te se njejtes jete. Ate te kalter e te paqme dhe ate te frikshme e te fshehur thellesive te errta. Nje miqesi armiqesore mes jetes e vdekjes qe qendrojne për krah, ne emer te mbijeteses. Peshkataret nisin te grumbullohen ngadale.

Prej kohesh tashme, fshati Piskupat disa kilometra nga Pogradeci eshte vendi ku ata dalin te gjuajne ende qe pa gdhire. Me njeri-tjetrin njihen prej vitesh te rinj e te moshuar, por atje tej ne thellesite e liqenit rruget ndahen, varferia e mund miqesine.

Nderkohe qe nis te gdhije, peshkataret shperndahen ne pika te ndryshme te liqenit duke hedhur disa dhjetra grepa te lidhur me njeri-tjetrin. Ne mengjes ky proces duhet te kete perfunduar.

“Zakonisht beharit dalim ne oren 2:30, 3 pa cerek, kurse dimrit dalim pak me vone, se gdhihet me vone dhe gjuetia me e mire eshte sa fillon te zbardhe. Kjo eshte koha me e mire per specien e koranit.”, tregon nje peshkatar. “Pervec peshkimit s’kam asnje pune tjeter. Peshkimi eshte jetesa ime. Me kete pune merremi”, thote nje tjeter.

Arjani, nje prej peshkatareve, tregon se sfida e pare e peshkatareve eshte te nxjerrin parate e takisise qe marrin nga Pogradeci ne Piskupat dhe karburantin e varkes.

“Ne tre-kater dite mund te dalesh bosh ose ze 200, 300 grame dhe s’te del as per benzinen qe ke harxhuar per rrugen”, shprehet ai. “Koranin jane disa pika qe e shesin ne Pogradec, atyre ia u shpiem. Po te ze nje kile e gjysme na ngelet nje 5 mije lekesh per shtepi”, shton ai.

Per rreth 3 ore ai ka shperndare neper liqen me shume se 200 grepa me shpresen se sot do te shkoje me mire se ditet e tjera.

Shume peshkatare kane humbur jeten ne perballjen me liqenin. Ne kete pike thellesia eshte shume e madhe dhe varkat tejet te amortizuara e kane te veshtire t’i bejne balle pabesise se tij.

“Zona ketu nga Hudenishti e ketej shkon me shume se 100 metra thellesi. Ca t’i bejme ketyre qeverive tona, ne keto kushte na kane lene. Shko mbytu ne gjol qe te nxjerresh buken e gojes”, thote nje prej peshkatareve.

Pas rreth 6 ore pune peshkatari nis te mbledhe ngadale nje nga nje grepat. Pasi ka nxjerre me shume se gjysmen e grepave, me ne fund dicka fillon te levize.

“Une e di qe ka. Po ta shikoj tani ndoshta dhe s’ka, por besoj se nja 300 grame eshte. Aq, 350 grame. E nxorrem benzinen, te shikojme rrugen tani”, shton Arjani.

Edhe sot asgje nuk ndryshoi. Varka niset drejt bregut, per Arjanin tashme eshte e veshtire te buzeqeshe. “Kur te kesh njerezit ne pune e te hysh ketu per qef dhe jo per mbijetese, atehere do te behet Shqiperia. Si nuk nxorrem dhe nje te ishim plus. Kismet diten tjeter”, thote Arjani.

Ai niset drejt Pogradecit, ne piken ku do t’i duhet te marre serish parate e tij, pa asnje fitim brenda. “Sa pak qe ke zene”, i thote shitesja e pikes. “Si gjithmone tashme. C’te bejme”, i pergjigjet Arjani.

Ore te gjata dhe te veshtira presin cdo nate peshkataret, te cilet me mjetet e tyre primitive perpiqen te sigurojne ato pak para te nevojshme per te garantuar mbjetesen normale te familjeve te tyre.

Pavaresisht se ne liqen ketu eshte e veshtire te mos mendosh menjehere per vepren e Heminguejit “Plaku dhe deti”. Por nese ne ate veper kemi nje perplasje mes peshkatarit dhe nje peshku te stermadh, ketu lufta eshte mes tij dhe mbijeteses.

Top Channel