Sulmohet nga ariu polar, shpeton gruaja

11/04/2009 14:50

Nje grua eshte sulmuar nga nje ari polar ne kopshtin zoologjik te Berlinit.

Gruaja 32-vjecare kishte kaluar gardhin rrethues mbrojtes ne momentin qe njeri prej kater arinjve e ka kafshuar ate, duke i shkaktuar shume plage ne krahe dhe kembe. Pas nderhyrjes se menjehershme te rojave, gruaja eshte shpetuar dhe transportuar ne spital.

Sulmi eshte kryer nga njeri prej arinjve te vjeter dhe jo nga ariu i famshem Knut, qe jeton ne kete kopsht.

Nuk dihen ende shkaqet se perse gruaja kishte kaluar gardhin dhe kishte hyre mes arinjve.

Top Channel