Risia në kampionatin spanjoll, edhe arbitrat do të flasin për median pas ndeshjeve
Manchester United ka bere gati nje oferte per te blinduar te riun italian Federico Macheda pas dy golave qe ai ka shenuar duke i dhuruar 6 pike me mjaft vlere skuadres ne luften per te fituar Premier League.
Sipas shtypit britanik, 17 vjecari italian do firmose nje kontrate te re gjate veres nga e cila do perfitoje 1 milione e gjysme euro ne sezon. Aktualisht, lojtari i dale nga te rinjte e Lazio-s fiton rreth 1500 euro ne muaj, plus 2000 euro per cdo ndeshje te luajtur ne Premier League.
“Ka dicka shume te vecante. Fola me familjen e tij dhe jam i sigurt se do vazhdoje te jete me kembe ne toke. Ka instiktin dhe fuqine e duhur qe i nevojitet nje sulmuesi. Nuk trembet nga asgje kur eshte ne fushe”, shprehet trajneri Alex Ferguson. Nga ana tjeter, agjenti i lojtarit Giovanni Bia eshte shprehur se kontrata mund te parashikoje bashkepunimin 5 vjecar, ndersa firma do hidhet ne 22 gusht.
Top Channel