Kucove, Brace: Topalli shkel Kushtetuten

15/04/2009 21:25

I ndodhur edhe ai ne Kucove, deputeti socialist Erjon Brace eshte shprehur per ate qe ai e cilesoi si dhunim te nxenesve dhe mesuesve, te shtrenguar sipas tij per te marre pjese ne mitingjet e kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli.

Brace ka theksuar se kryeparlamentarja me keto veprime po shkel rende Kushtetuten e vendit.

“Si mundet nje nene qe ka femije, te marre e t’u mesoje nxenesve te lene mesimin, qe po e lene ate me dhune. Si mundet nje pedagoge, sic ka qene zonja Topalli, te mesoje mesueset te lene mesimin dhe si mundet qe kryetarja e Kuvendit te shkele Kushtetuten”, eshte shprehur Brace.

Top Channel