Withers: Hyrja ne NATO, arritje per Shqiperine

16/04/2009 21:35

Ambasadori amerikan ne Tirane, John Withers ka deklaruar se hyrja e Shqiperise ne NATO eshte nje arritje e madhe per vendin.

Duke folur ne nje interviste per emisionin “Top Story” ne Top Channel, Withers ka theksuar se edhe vendet e tjera anetare te Aleances jane te kenaqura per nje aleat si Shqiperia.

“Hyrja ne NATO eshte nje dite e gezueshme per shqiptaret, por edhe per ne. Eshte mire per ne qe kemi miq si Shqiperia. Hyrja ne NATO do te sjelle ate lloj stabiliteti dhe shprese per te ardhmen, qe do te ishte dicka me perfitim per te gjithe partneret”, ka pohuar Withers.

Sipas tij, me hyrjen ne NATO, ne Shqiperi por edhe ne gjithe rajonin e Ballkanit eshte vendosur “guri i themelit” qe garanton paqen.

“Perfitimi me i madh nga hyrja ne NATO eshte paqja. Rajoni i Ballkanit ka qene i prekur dhe i lenduar nga konflikte te vazhdueshme, me NATO-n, nje aleance qe ndihmoi ne vendosjen e gurit te themelit, garantohet vendosja e paqes”, ka pohuar Withers.

Diplomati amerikan ka theksuar se perfitimet e Shqiperise nga hyrja ne Aleance nuk do te jete vetem ushtarake dhe ka nenvizuar se edhe vendet e tjera anetare nuk do te perfitojne ushtarakisht nga Shqiperia.

“Do te isha i kujdesshem qe te mos vendosja shenja barazimi mes NATO-s dhe bazave ushtarake. Ne shumicen e vendeve te NATO-s nuk ka baza ushtarake. Paresore eshte qe perberesi i sigurise i NATO-s ka per qellim qe te ruaje paqen, jo ballafaqimin ushtarak. Ja pse NATO shkon pertej dimensionit ushtarak, eshte nje aleance e demokracive, vlerave dhe interesave te perbashketa per te ardhmen. Keto jane ato fusha ku do te shohim perfitimet e NATO-s”, ka theksuar Withers.

Ambasadori ka vleresuar se hyrja e Shqiperise ne Aleance ka ardhur pasi vendi ka permbushur kushtet e anetaresimit dhe jo nga mbeshtetja e Amerikes.

“Hyrja e Shqiperise ne NATO nuk ishte si rrjedhoje e nje teke te Amerikes dhe disa vendeve te BE. Hyrja e nje vendi arrihet me miratimin e te gjitha vendeve anetare”, ka theksuar Withers.

Ai ka shtuar me tej se klasa politike, por edhe gjithe shoqeria shqiptare, kane merita te vecanta ne kete drejtim.

“Ne kemi qene mbeshtetes te medhenj te Shqiperise dhe e kemi mbeshtetur ne reforma. Ajo pune qe eshte bere, sakrificat qe jane bere ne kete vend nga gjithe shoqeria kane qene shume te rendesishme. Klasa politike ka merita”, ka shtuar Withers.

Top Channel