Vangjeli: Qeveria, mjaft me lobingun e NATO-s

20/04/2009 21:50

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se politika shqiptare, ne vecanti mazhoranca qeverisese duhet te mos vazhdoje me t’i trumpetoje anetaresimit te vendit ne NATO.

Sipas tij, ka aspekte te tjera tek te cilat qeveria duhet te perqendrohet.

“Nese ne vazhdojme te flasim per NATO-n dhe e konsiderojme ate si nje arritje te mazhorances, atehere kemi te bejme me nje mendjemadhesi. Politika duhet te pyese veten, perse hyme kaq vone ne nato?”, ka pohuar Vangjeli.

Ai thekson se lobingu i anetaresimit ne NATO eshte vetem nje mendjemadhesi e kryeministrit Berisha.

“Privatizimi i fitores eshte nje mendjemadhesi tipike ballkanase, aq me teper kur eshte ne pushtet Berisha. Berisha eshte nje monark qe ka uzurpuar gjithcka dhe nese vazhdon te qendroje ne politike do te lere ne hije edhe Fidel Kastron”, ka shtuar Vangjeli.

Top Channel