SHBA: Zgjedhjet test per Shqiperine

28/04/2009 14:55

Shtetet e Bashkuara te Amerikes i vleresojne zgjedhjet ne Shqiperi, si nje test i rendesishem per te ardhmen dhe i kane kerkuar forcave politike ne Shqiperi, qe te pranojne rezultatin e zgjedhjeve kushdo qe te jete ai. (UPDATE)

Zevendesambasadori amerikan ne vendin tone, Stephen Cristina gjate nje konsorciumi nderkombetar, ka deklaruar se nje rendesi te madhe ne keto zgjedhje ka edhe policia, e cila duhet te zbatoje ligjin.

“Para nesh kemi nje test per Shqiperine. Policia e Shtetit ka pergjegjesi per te zbatuar ligjin pavaresisht rezultatit”, u shpreh Cristina.

Ambasadoret e strukturave me te rendesishme europiane te akredituara ne vendin tone kane mbeshtetur kerkesat e numrit dy te amabasades amerikane ne Tirane.

Ministri i Brendshem Bujar Nishani ka premtuar gjate ketij takimi se policia do te zbatoje me perpikmeri dhe se strukturave te saj u eshte bere e qarte se ky eshte nje test edhe per policine.

“Siguroj te gjithe pjesemarresit se autoritetet shqiptare dhe Ministrine e Brendshme do te vazhdojne te synojne zbatimin e ligjit dhe vendosjen e shtetit te se drejtes”, u shpreh Nishani.

Konsorciumi nderkombetar qe u mbajt te marten ne kryeqytet kishte si qellim evidentimin e masave paraprake qe merren nga shteti shqiptar per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit.

Top Channel