Nje adhurues frikeson Tyra Banks

01/05/2009 10:45

Modelja e njohur amerikane, qe tashme eshte kthyer ne prezantuese, Tyra Banks, i ka deklaruar nje avokati se nuk ndihet e sigurte, per shkak te kercenimeve dhe perndjekjes nga nje fan.

39-vjecari Brady Green akuzohet se e ka marre ate shpesh ne telefon ne studion televizive, i ka derguar lule dhe ka kercenuar asistentin e saj me vdekje.

Ai eshte arrestuar prane studios ne Chelsea marsin e kaluar dhe i tha policise se kishte dicka me Banks. Por avokatet e tij kane thene se Green, ndonese akuzohet per shantazh dhe ngacmime, eshte i parrezikshem.

Megjithate, topmodelja ndihet e frikesuar per sigurine e saj dhe te familjes.

Top Channel