Kredite, bankat rrisin interesat

06/05/2009 19:35

Bankat kane rritur ndjeshem interesat e kredive per qytetaret dhe biznesin.

Te dhenat me te fundit zyrtare nga Banka e Shqiperise tregojne rritjen me te madhe te interesave e ka patur kredia qe jepet ne monedhen vendase lek, normat e se ciles per disa lloje kredish jane rritur deri ne 30 per qind krahasuar me nje muaj me pare.

Kredia ne monedhen vendase eshte shtrenjtuar gati per te gjitha llojet e saj, qe nga ajo konsumatore e deri tek kredia afatgjate.

Rritjen me te forte e ka shenuar kredia me afat 6 muaj deri ne 1 vit, interesat e se ciles arriten ne muajin mars ne 13 per qind nga 10 per qind qe ishin nje muaj me pare.

Edhe kredia konsumatore ne lek me afat 1 deri ne tre vjet eshte rritur ne 17 per qind nga 15 per qind qe ishte ne shkurt.

Por rritje te forte kane shenuar interesat edhe per kredine ne euro, sidomos ate konsumatore qe pergjithesisht ka nje afat shlyerje, nga 1 deri ne tre vjet.

Sipas te dhenave zyrtare, interesat e kredise ne euro me afat 1 deri ne tre vjet arriten ne 10 per qind gjate muajit mars, krahasuar me 8 per qind qe ishin ne shkurt dhe 7 per qind per janarin.

Tregu shqiptar i kredive po reflekton fort pasojat qe vijne nga kriza globale e likuiditetit.

Bankat kane shtrenguar kushtet per te kredituar ekonomine dhe ne disa raste po e shfrytezojne kete situate per te ngarkuar biznesin, por edhe qytetaret me norma mjaft te larta interesi.

Top Channel