Vrau ne vitin 1997, kapet lushnjari

09/05/2009 08:10

Vrau te dashuren ne vitin 1997, arrestohet pas 12 vjetesh per te vuajtur denimin.

Blute e Komisariatit te Policise se Lushnjes kane kryer arrestimin Alfred Mahmutajt, 31 vjec, banues ne fshatin Cerme Sektor te Lushnjes. Ai ishte denuar nga Gjykata e Apelit te Vlores me vendim te formes se prere me 15 vjet burg ne janar te ketij viti. Mahmutaj, atehere 19 vjec, kishte hyre ne banesen e shtetases Razije Allushi dhe e ka vrare.

Mahmutaj kishte lidhje intime me viktimen, e cila ka qene rreth 30 vjec. Ditet e fundit, ajo nuk u pergjigjej kerkesave te 19-vjeçarit per t’u takuar dhe i kishte thene se lidhja e tyre duhet te perfundonte. Pas refuzimit, ai kishte nxjerre thiken dhe e kishte qelluar te dashuren e tij, duke e lene te vdekur.

Duke qene se 17 korriku i vitit 1997 ishte kohe trazirash, familjaret nuk e kishin publikuar me pare ngjarjen, as motivet dhe as nuk kishin bere denoncim, duke e varrosur Razije Allushin dhe duke e cilesuar kete nje çeshtje te mbyllur.

Top Channel