Bllokimi i “Gazeta Shqiptare”, reagon opozita

14/05/2009 12:00

Nje nga gazetat me te vjetra ne vend, “Gazeta Shqiptare” u pengua mengjesin e sotem te dilte ne treg per lexuesit e saj.

Burime prane kesaj gazete thone se tirazhi i kesaj te perditshme eshte blere sapo ka dale nga shtypshkronja me qellim mos daljen e saj ne treg nga disa persona ende te paidentifikuar.

Sipas drejtuesve te gazetes ky bllokim lidhet me faktet e publikuara sot dhe qe implikojne serish djalin e kryeministrit Berisha, Shkelzen Berishen me ceshtjen e Gerdecit dhe tragjedise qe ndodhi atje.

Menjehere pasi u be publik ky fakt kane reaguar drejtuesit e opozites duke akuzuar ashper kryeministrin Berisha.
“Dita e sotme eshte gdhire me nje incident te qeverise se Shqiperise me shtypin e lire. Keto jane shenja te panikut te Berishes, i cili per te mbrojtur qeverine e interesave familjare, po shkel perdite e me shume ne derrase te kalbur”, u shpreh Rama.

Kreu i PSD-se, Gjinushi, akuzon Berishen se po bllokon median e pavarur,

Edhe sekretari politik i PDS-se, Artur Duckallari u shpreh se Berisha nuk do te mund t’i beje me balle “Bashkimi per Ndryshim” .

Nderkohe mesohet se gazeta eshte rihedhur ne treg.

Top Channel