Lushnja-Partizani, trajneret karikojne skuadrat

22/05/2009 20:35

Java e fundit e Superliges, pervec skuadres kampione te Shqiperise do te vendose edhe ekipin qe do te zbrese nje kategori me poshte. Vemendja e te gjitheve do jete te sfida Lushnja–Partizani, ose ndryshe “dueli i mbijeteses”.

Duke u perballur pjesen me te madhe te vitit me probleme finaciare, kryeqytetasit e Duros kerkojne te shperblejne veten me qendrimin ne Superlige. “Sezoni per mua eshte shume i mire por ajo qe ve vulen eshte ekzistenca ne Superlige. Eshte nje takim sezonal, vlen sa nje sezon. Them qe jemi me te favorizuar se Lushnja sepse kemi shume rezultate qe na favorizojne, ndersa Lushnja duhet te fitoje me dy gola diference”, shprehet tekniku i Partizanit, Shpetim Duro.

Nga ana tjeter, trajneri i Lushnjes, Ilir Gjyla deklaron se arma kryesore e myzeqareve do te jete lojtari i 12-te. “Loja e pandershme e disa skuadrave bene qe te jemi ne ata qe diskutohemi. Na gezon fakti qe kete takim e kemi ne fushen tone. Formacioni eshte i plote, te gjithe futbollistet jane gati dhe mendoj se ndeshja do jete e hapur”, thekson Gjyla.

Per te siguruar qendrimin mes me te mirave, Partizanit i nevojitet nje barazim, ndersa Lushnjes i duhet fitorja me te pakten 2 gola avantazh. Dueli i mbijeteses do gjykohet nga gjyqtare nga Maqedonia dhe do te transmetohet direkt ne paketen “SuperSport” te shtunen ne oren 17:00.

Top Channel