Gjyqi ndaj Bandes se Durresit, deshton seanca

28/05/2009 10:25

Deshton seanca e sotme gjyqesore ku te pandehur jane anetaret e Bandes se Durresit.

Disa prej te pandehurve kane kerkuar perjashtimin e avokateve mbrojtes dhe kane patur perplasje me trupin gjykues qe ne fillim te seances.

Edhe Lul Berisha, kreu i Bandes, i cili ndodhet pas hekurave, ka perjashtuar avokatin e tij mbrojtes.

Ne seancen e sotme ishte parashikuar qe te deshmonte i penduari, Adriatik Coli, nga i cili pritej te jepeshin fakte shume te rendesishme.

Procesi po zhvillohej pa pranine e mediave me kerkese te organit te akuzes.

Top Channel