Kartat, PS serish kerkese Ministrise

29/05/2009 15:00

Partia Socialiste i eshte drejtuar serish me nje shkrese zyrtare te gjate Ministrise se Brendshme ku rikerkon te dhena per shtetasit  pa pasaporte dhe per ata qe kane aplikuar per leternjoftim elektronik.

Ne fillim te kesaj shkrese zyrtare, sekretari per Ceshtjet Zgjedhore nenvizon se pergjigja e Ministrise e dy diteve me pare, ishte nje reagim i nxituar.

Permes shkreses qe ka detaje te hollesishme PS nenvizon se ka munguar informacioni per daten e hapjes se stacioneve te aplikimit.

Gjithashtu PS veren se ne shumicen e njesive vendore qe drejtohen nga Partia Demokratike shfaqet nje gjendje problematike e aplikimeve dhe se rezultojne te mbeten pa aplikuar votues pa pasaporte per shkak te situates problematike ne 234 zyra te gjendjes civile nga 447 zyra ne te gjithe vendin.

Duke u bazuar ne disa te dhena zyrtare PS, veren se Ministria e Brendshme ka qene e pasakte ne shifren e votuesve pa pasaporte nderkohe qe thote se shifra eshte me e larte.

Por zyrtari i selise roze ne shkresen drejtuar Minitrise se Brendshme thote se ky dikaster ne shkresen e dates 26 maj 2009 pranon indirekt se rreth 260 mije votues nuk mund te aplikojne duke i klasifikuar ata padrejtesisht si pjese e emigracionit te paligjshem.

PS kerkon informacione si dhe opsionet e zgjidhjes per shqetesimet e lartpermendura dhe thote se ne themel te qendrimit te saj ne vijimesi ne lidhje me procesin zgjedhor do te jete analiza e ketyre informacioneve dhe vleresimet perkatese.

Top Channel