Gramozi ne Superlige, fitore historike ndaj Bylis

30/05/2009 19:10

Gramozi eshte ekipi i dyte qe siguron ngjitjen ne Superlige pas ndeshjes play off te luajtur sot ne “Qemal Stafa” kunder Bylisit.

Ekipi modest nga Erseka ka shkaterruar ballshiotet 5-2 pas kohes shtese. Takimi perfundoi me rezultatin 2-2 dhe jane nevojitur 30 minuta te tjera qe skuadra simpatike e Gramozit te shenoje edhe tre here te tjera ne porten kundershtare.

Goli i pare u shenua nga Shupe ne minuten e peste, por Bylis barazoi dhe me pas kaloi ne avantazh me Mucen. Goli i barazimit per Gramozin erdhi ne minuten e 74-t me ane te Pecit. Me pas gjithcka ka folur per Gramozin pasi ne minuten e 96-te rezultati shkoi 2-3.

Pak minuta me vone braziliani Oliveira realizoi golin e katert, ndersa vulen e takimit e vendosi Dos Santos me nje tjeter gol ne minuten e 111. Gramozi, ashtu si Kastrioti, eleminoi nje skuader te Superliges, duke u konfirmuar si nje nga ekipet me te mira te vendit.

Top Channel