Flamengo, Adriano “shenjestron” ne ndeshjen e pare

01/06/2009 20:10

Nuk ka vonuar shume magjia e Adrianos ne kampionatin brazilian.

Ish “perandori” ka shenuar qe ne ndeshjen e pare si lojtar i Flamengos, duke ndihmuar skuadren ne fitoren 2-1 kunder Atletico Paranaense, ndeshje qe u luajt ne stadiumin legjendar “Maracana”. Adriano zbriti ne fushe me fanelen numer 29 dhe e kaloi topin ne rrjete ne fillimin e pjeses se dyte pas nje gjuajtje me koke.

Por cilesia e larte e sulmuesit u pa edhe ne asistet e shumte qe u dha shokeve te skuadres, cka konfirmon se ish interisti premton shume shpejt rikthimin “perandor”. Adriano i dha fund kontrates me Interin pas disa sezoneve jo shume me fat per shkak te mosmarreveshjeve me trajneret Mancini e Mourinho.

Top Channel