Ne prag te nje vjetorit te pare te hyrjes ne fuqi te Kushtetutes se Kosoves, akti me i larte juridik i shtetit ne me shume se 25% te territorit, mbetet i pazbatueshem.

Problemi dhe sfida kryesore per mos zbatimin e plote te Kushtetutes, mbeten enklavat serbe, e ne vecanti veriu i Kosoves.

“Ne disa aspekte thelbesore, Kushtetuta po zbatohet mire, po ka disa fusha, ku ka nevoje te behet me shume, sic eshte rasti i veriut te Kosoves, ku funksionojne strukturat paralele serbe”, u shpreh deputetja, Edita Tahiri.

Me e zeshme dhe kritike, per mos zbatimin dhe respektimin e Kushtetutes, shprehet opozita kosovare.

“Per te fat te keq Kushtetuta eshte shkelur nga ata qe duhet realisht ta mbrojne”, thote nenkryetari i AKR-se, Ibrahim Makolli.

Ndersa nenkryetari i AAK-se, Ahmet Isufi thekson se kur presidenti e shkel Kushtetuten, atehere nuk mund te pritet qe te tjeret ta zbatojne ate.

Nderkohe kryetar i Komisionit Parlamentar per Ceshtjet Kushtetuese Bahri Hyseni thote se, per zbatim ne teresi te Kushtetutes, nevojitet kohe.

Por ndersa opozita dhe deputetet jane kritike per zbatimin e kushtetutes, ajo vleresohet lart nga zyrtaret e Qeverise.

Top Channel