18:35 Serial "Smash" R
19:30 Lajmet e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Teza e matematikes, e zgjidhur ne “treg”
19/06/2009 15:10

Teza e matematikes, e zgjidhur ne “treg”
Nje dite para mbajtjes se provimit shteteror te lirimit, te ciklit nentevjecar, per lenden e matematikes, Top Channel ka ne zoterim tezen e plote, me pyetjet dhe pergjigjet.

Cka mund te konsistoje ne nje skandal te vertete eshte se tezat teorikisht duhet te jene te sekretuara dhe dalja e tyre jo vetem eshte e ndaluar, por nxjerrja perben edhe shkelje penale.

Por skandali i vertete eshte diskriminimi i nxenesve te cilet i drejtohen provimit, ne konkurence te pandershme me ata qe kane paguar per te pasur paraprakisht, tezen me zgjidhjet.

23 pyetje te hartuara nga nje grup mesuesish duhet te mbaheshin sekret deri ne mengjesin e neserm, po ne fakt teza disponohet nga nje pjese e te interesuarve qe sot.

Ne kopjen qe zoteron Top Channel duken qarte pyetjet dhe pergjigjet e detajuara.

Top Channel komunikoi me Ministrine e Arsimit, dhe drejtuesit atje thane se kane nisur verifikimin e kesaj ceshtjeje.

Edhe ne 2005, Top Channel zbuloi daljen e tezes se juridikut, pak ore para nisjes se provimit. Testi u anulua, kurse disa persona u ndoqen penalisht. / Top Channel












Lajmet kryesore

Teza e matematikes, e zgjidhur ne “treg” Gjiknuri: Presion për çmimin e energjisë

Braçe: Përgjegjësi penale kujt shkaktoi dëmin në CEZ, Albpetrol…
Peleshi: Po rezistojmë për rritjen e çmimit
PD: Politikat e qeverisë kërcënojnë ekonominë
Shkolla fiktive shpërndanin diploma
Siguria kalon pr.ligjin për Policinë
Shkodër, atentat me armë zjarri
Më të lexuarat
Temat e ditës
Lindja e Mesme, Ukraina, Turizmi, Tragjedia ajrore, Reforma territoriale, Energjia, Siria, Kriza Financiare, Arsimi, Vjedhja e Bankës
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.