Institucionet e Kosoves deklarojne se kushtet e vendosura nga pakica serbe per te marre pjese ne zgjedhjet lokale te 15 nentorit jane te papranueshme.

Sipas zedhenesit te Presidences kosovare, Xhavit Beqiri, kerkesat e komunitetit serb bien ndesh me Kushtetuten e vendit, e cila iu garanton atyre te drejta te plota.

“Kushtetuta dhe ligjet qe dalin nga pakoja e Ahtisarit u mundesojne te gjithe qytetareve te Kosoves realizimin e te drejtave dhe lirive te plota nacionale dhe individuale”, ka deklaruar Beqiri.

Ai ka shtuar se cdo kerkese qe bie ndesh me Kushtetuten dhe ligjin nuk do te pranohet nga institucionet kosovare.

Top Channel