Shehi ndjek Duron

25/06/2009 08:40

Largimi i trajnerit Shpetim Duro duket se ka qene nje sinjal per lojtaret e Partizanit, te cilet ne nje fare menyre e kane kuptuar se zgjidhja e problemeve financiare te Partizanit nuk do te vije, te pakten jo ne nje afat te shkurter kohor.

Ai qe e ka kuptuar qarte kete sinjal, ka qene portieri 31-vjeçar Orges Shehi, i cili ka ndjekur nga pas trajnerin Duro, duke firmosur edhe ai per Besen.

“Nuk vazhdohej me keshtu, nenvizon ish-gardiani i te kuqve, e kemi pritur dite pas dite zgjidhjen nga presidenti Xhani, por nuk ka ndodhur asgje. Keshtu qe vendosa te largohem”.

Shehi, i cili me pare ka mbrojtur porten e Teutes, Vllaznise, Bylisit e Partizanit, njihet per cilesine e tij si portier dhe per eksperiencen e jashtezakonshme, (aktivizohet qe nga viti 1995) çka perkon edhe me synimet e Beses, duke qene nje arme e forte ne sherbim te trajnerit Shpetim Duro.

Ai konsiderohet si nje perforcim shume i mire i kavajasve mes dy shtyllave, ku ne sezonin e fundit kane qendruar Zendeli dhe Dura. Me Besen pritet te nenshkruaje edhe sulmuesi Daniel Xhafaj, te cilit aktualisht i ka perfunduar kontrata me Tiranen. Vlonjati 33-vjeçar, i cili shenoi sezonin e kaluar 5 gola, ka luajtur me pare me Flamurtarin, Bylisin, Dinamon, Teuten e Tiranen. A. Manallari
 

 

Top Channel