06:18 "Fiks Fare" R
Programi i plote
PUBLICITET
Jo vetëm lajme
Shqiperia sot vendos
28/06/2009 00:01

Shqiperia sot vendos
Shqiperia voton sot per te zgjedhur drejtuesit e vendit per kater vitet e ardhshme.

Qendrat e votimit ne te gjithe territorin do te hapen ne oren 07:00 dhe do te mbyllen ne oren 19:00.

Ne garen e 28 qershorit marrin pjese 34 forca politike nga te cilat vetem njera konkuron e vetme, ndersa te tjerat jane grupuar ne 4 koalicione te medha. 3.1 milione zgjedhes jane regjistruar ne keto votime, nderkohe per here te pare si mjet identifikues do te perdoren edhe kartat e identitetit.

Sipas afatit ligjor, numerimi i votave i cili do te behet ne 66 qendra te posacme, duhet te mbyllet brenda ores 17 te dites se hene. Ndersa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka afat 48 ore qe nga momenti i marrjes se materialeve, per te nxjerre rezultatin.

Per here te pare ne Shqiperi zbatohet sistemi zgjedhor proporcional-rajonal. Vendi eshte ndare ne 12 qarqe prej ku do te dalin 140 deputetet e parlamentit te ri.

Zgjedhjet, te konsideruara nga komuniteti nderkombetar, si nje test i rendesishem per pjekurine e demokracise ne Shqiperi, do te ndiqen nga afer 500 vezhgues nderkombetare dhe 5 mije te tjere vendore.  

Vleresimi per standartet e tyre do te jepet nga vezhguesit e ODIHR-it, te cilet te henen do te nxjerrin edhe raportin paraprak.


Me pare lajmi kalon nga ne

Redaksia e www.top-channel.tv do te ndjeke minute pas minute te gjithe procesin zgjedhor, duke nisur nga ora 07:00 e mengjesit, kur do te hapen qendrat e votimit, deri ne shpalljen zyrtare te rezultateve te votimit.

Ne lidhje direkte me korrespondentet e Top Channel ne te gjithe Shqiperine, ne do te percjellim te dhenat me te fundit nga cdo qender zgjedhore.

Menjehere pas ores 19:00 do te publikojme te dhenat e exit poll te "Zogby International" ne bashkepunim per Top Channel. Cili do te jete fituesi i ketyre zgjedhjeve teper te rendesishme per vendin?

Vizitoni www.top-channel.tv per te ndjekur cdo detaj te asaj qe do te ndodhe oret ne vazhdim, ne diten kur shqiptaret vendosin per te ardhmen e tyre!



Facebook




Lajmet kryesore

Shqiperia sot vendos Padia ndaj gjykatësit Gjin Gjoni
Prokuroria, verifikime për falsifikimet dhe mashtrimet me pasurinë. Gjoni reagon: Akuzat të montuara politikisht
Miratohet ngritja e Komisionit për akuzat ndaj FA
Ansar: Gati të dëshmoj për Argita Berishën
Biznesi i specializimeve në Mjekësi
Rama takon Papa Françeskun
SHBA, mbështetje të fortë TAP-it
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Lindja e Mesme, Siria, Ballkani i ri, Kriza greke, Vrasje
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.