Godo: Jemi gati per gripin

09/07/2009 19:45

Ministrja e Shendetesise, Anila Godo deklaron per Top Channel se sistemi shendetesor ne vend eshte gati dhe i pergatitur per te perballuar cdo situate qe mund te krijohet nga prekja me virusin AH1N1, edhe ne rast epidemie.

Godo u jep nje mesazh edhe qytetareve qe te mos shqetesohen, por thjesht te sensibilizohen dhe te mos neglizhojne rekomandimet e specialisteve.

“Ne i kemi shume te qarta strategjite se cfare duhet te behet dhe nuk trembemi fare. Jemi gati te perballemi edhe me nje epidemi dhe u bejme thirrje qytetareve qe te mos tremben”, ka deklaruar Godo.

Deri me tani struktura te shendetesise kane investiguar 35 raste te dyshuara ne vend, te cilat kane rezultuar negative.

Duke iu referuar rekomandimeve te OBSH, Godo shprehet se po merren masat qe ne momentin kur Shqiperia te preket te frenohet perhapja e shpejte dhe te zbuten simptomat e tij.

“Po rrisim gatishmerine e personelit shendetesor dhe te infrastruktures spitalore ne menyre qe te jemi gati te perballojme perhapjen dhe te zbusim simptomat e rasteve qe mund te komplikohen me sindromin pulmonare”, ka sqaruar Godo.

Tashme te gjitha spitalet ne vend kane gati nje plan masash per te menaxhuar situaten dhe per te perballuar nje fluks pacientesh.

Godo spjegon se pervec kontakteve te perditshme me OBSH ne lidhje me situaten, ajo mban kontakte edhe me ministrat e Shendetesise te vendeve fqinje, te prekura tashme, per te bashkepunuar per perballimin e situates.

Top Channel