KRRTRSH, edhe 3 fabrika cimento

21/07/2009 15:55

Keshilli i Kombetar i Rregullimit te Territorit i ka hapur rruge ndertimit te 3 fabrikave te tjera te cimentos ne vend, duke miratuar studimet urbanistike dhe lejet perkatese per sheshet e ndertimit.

Te gjitha fabrikat e reja, do te ndertohen ne veri te vendit, 2  ne rrethin e Lezhes, ne fshatrat Droje dhe Balldrene dhe nje tjeter ne Bushat te Shkodres.

“Jane shume te mirepritura investimet ne industrine e cimentos dhe industrine e mineraleve te ndertimit ne pergjithesi”, u shpreh kryeministri Sali Berisha.

Aktualisht ne Shqiperi ka 2 fabrika ekzistuese te cimentos dhe jane ne ndertim 4 te tjera. Me tre fabrikat e miratuara sot, numri total i tyre shkon ne 9 me nje kapacitet prodhues prej rreth 10 milione tone ne vit, cka ka qene objekt kundershtimi i forte nga grupet ambientaliste per ndotjet qe cimentoja i shkakton mjedisit

Por kryeministri kete here ka dashur t’u paraprije e madje te ironizoje edhe me kundershtimet e opozites, e cila me pare i ka denoncuar projektet per fabrikat e cimentos si shkaterrues te mjedisit

KRRTRSH ka miratuar ne mbledhjen e sotme edhe planet urbanistike ne disa qyteteve te vogla dhe komuna te vendit, kryesisht te qarkut te Elbasanit dhe Tiranes.  

Top Channel