Ambasadoret: Po vezhgojme me kujdes procesin zgjedhor

21/07/2009 18:40

Menjehere pas vendimit te pare te Kolegjit Zgjedhor ne godinen e Gjykates se Apelit Tirane ku edhe ndodhet Kolegji, mberriten disa prej ambasadoreve te vendeve kryesore perendimore ne Tirane.

Diplomatet qendruan per me shume se gjysme ore ne takim me anetaret e Kolegjit Zgjedhor, duke theksuar rendesine e nje procesi gjyqesor te pavarur. Perfaqesia e diplomateve te huaj perbehej nga e ngarkuara me pune e Suedise, si vendi qe mban presidencen e rradhes te Bashkimit Europian, shefi i Delegacionit te Komisionit Europian dhe ambasadoret e Mbreterise se Bashkuar, Republikes Federale te Gjermanise dhe te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Sipas njoftimit per shtyp te nxjerre nga Ambasada Britanike, diplomatet takuan Kolegjin Zgjedhor per te sinjalizuar mbeshtetjen e tyre te vazhdueshme dhe interesin per nje proces elektoral te besueshem. Deklarata thekson edhe njehere se keto zgjedhje jane nje test i rendesishem i pjekurise demokratike te Shqiperise dhe gadishmerise per te ecur perpara drejt integrimit te metejshem ne Bashkimin Europian. Nga deklarata dhe nga kjo vizite shihet qarte se komuniteti nderkombetar vazhdon te ndjeke nga afer procesin elektoral.

Deklarata per shtyp thote se, “vleresimi final i zgjedhjeve te 28 qershorit do te varet ne nje shkalle te konsiderueshme nga trajtimi i procesit te ankimimeve dhe apeleve”. Duke patur parasysh nderhyrjet qe u vune re ne procesin e numerimit te votave nga partite politike dhe presione ndaj administrates zgjedhore, perfaqesuesit diplomatike theksuan rendesine e rolit te Kolegjit Zgjedhor dhe te nje procesi gjyqesor te pavarur.

Ajo qe kuptohet nga deklarata eshte se perfaqesuesit diplomatike nuk e konsiderojne procesin te perfunduar. Sipas deklarates per shtyp te Amabasades Britanike, ata nxitin administraten zgjedhore dhe partite politike qe te punojne konstruktivisht per nje mbyllje te suksesshme te procesit zgjedhor, drejt formimit te nje qeverie legjitime. Kete jave Kolegji Zgjedhor do te shqyrtoje dhe do te jape vendime te formes se prere per ceshtje te ndjeshme zgjedhore, sic jane Berati apo Tirana, qe mund te sjellin levizje mandatesh.

 

 

 

Top Channel