Mirdite, vajza vret babane, dhunonte familjen

22/07/2009 08:25

Nje krim i rende brenda familjes ka ndodhur ne nje fshat te Mirdites, kur vajza ka vrare gabimisht te atin, teksa ai po zihej me nenen e saj.

Ajo ka tentuar ta ndaloje dhunen qe ai po ushtronte ndaj te emes, por levizja ka qene fatale, duke i ngulur thiken ne fyt e nga hemorragjia ka gjetur vdekjen. Policia ka arrestuar adoleshenten 17-vjecare per kete krim, nderkohe qe vazhdon puna per hetimin e plote te saj.
Krimi i rende ka ndodhur ne familjen Gjoka, ne fshatin Arrez te Komunes Kacinar. Gjergj Gjoka ka shkuar ne shtepi i pire, e ashtu sic kishte ndodhur shume here te tjera, ka filluar debati me te shoqen.

Ai e ka goditur ate disa here me grushte, e me pas ka marre armen Kallashnikov qe mbante pa leje. Me ane te saj, 43-vjecari ka kercenuar gruan qe mos te levizte, e ka vazhduar duke e goditur. Gjate konfliktit, qe ka zgjatur jo pak, ka nderhyre edhe vajza e tyre 17-vjecare, A. Gjoka, e cila nuk i ka duruar me keto konflikte ne familje.

Ajo ka kerkuar prej tyre qe te qetesohen e mos te ziheshin me, por asgje nuk ka ndodhur, e konflikti ka vazhduar. Ne keto kushte, duke menduar jo gjate, pa e ditur se cfare po ben, e pa e llogaritur se i ati ishte me automatik ne dore, ka marre nje thike ne kuzhine dhe ka hyre ne mes nenes dhe babait. Ajo ka kerkuar edhe njehere nga babai i saj qe t’i jepej fund ketij konflikti, por pija ia ka erresuar syte me shume atij dhe ai ka goditur edhe vajzen.

Ne perleshje e siper, ai eshte nevrikosur edhe me shume, pasi ajo kishte nderhyre ne konflikt dhe eshte konfrontuar trup me trup. Ne ato momente, i ka dhene nje goditje perfundimtare vajzes, por edhe ajo te atit. 17-vjecarja ka rene pertoke pa ndjenja dhe me thike ne dore, ndersa i ati, qe ende qendronte ne kembe eshte gjakosur. Aty nena ka vene re se ai ishte care ne fyt nga thika qe mbante vajza, e ne ato momente, Gjergj Gjokes i jane prere gjunjet dhe eshte dergjur perdhe.

Ka kerkuar vetem uje dhe asgje tjeter. Familja ka tentuar te njoftoje ambulancen, por hemorragjia ishte shume e madhe, e brenda pak minutash…, ai ka nderruar jete. Ne vendngjarje kane mberritur uniformat blu dhe ambulanca, por ka qene shume vone per te shpetuar jeten e 43-vjecarit. Ne keto kushte, policia ka marre ne pyetje familjen se cfare kishte ndodhur dhe ka vendosur qe te arrestoje 17-vjecaren per vrasje nga pakujdesia.

Ndersa ne cilesine e proves materiale ka bllokuar thiken, me te cilen ndodhi vrasja dhe automatikun e kryefamiljarit. Megjithate, burimet policore shpjeguan se ky nuk ishte rasti i pare i dhunes ne kete familje. Sipas te dhenave hetimore, ai vinte shpesh i pire dhe dhunonte te shoqen ose femijet. Dhuna kishte nisur kohe me pare, kur ai kishte mbetur pa pune dhe nata e se henes ka qene fatale, duke sjelle vrasjen e tij.

Top Channel