Vizat, miratohet plani i veprimit

29/07/2009 17:40

Qeveria miratoi ne mbledhjen e komitetit te integrimit planin e veprimit per liberalizimin e vizave. Ky dokument do t’i dergohet menjehere Komisionit Europian, i cili do te hartoje nje raport tjeter per te vleresuar nese Shqiperia i permbush apo jo kushtet per liberalizimin e vizave.

Duke e deklaruar kete ceshtje si prioritetin kryesor te qeverise se tij, kryeministri Berisha perseriti angazhimin per plotesimin e te gjitha kerkesave, ne menyre qe vizat te liberalizohen brenda nje viti.

“Ne tetor mund te vije serish nje grup ekspertesh per te bere vleresimin ne terren. Me pasaportat biometrike po ecet mire, por ka nje sere ceshtjesh te tjera qe duhen permbushur”, eshte shprehur Berisha.

Kushtet ende te paplotesuara kane te bejne me menaxhimin e integruar te kufijve, pasi mes Ministrise se Brendshme dhe asaj te Mbrojtjes nuk eshte zgjidhur ende ngritja e nje njesie te vetme per rojen bregdetare te kufirit.

Kushti tjeter ende i paplotesuar ka te beje me konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurive te krimit te organizuar, per te cilen, sipas kryeministrit Berisha, eshte bere pengese nje vendim i para dy vjeteve nga Gjykata e Larte.

“Ky vendim do te kundershtohet me ligj dhe do te marrim modelin britanik. Kufizon mundesine e rrenimit te bosave te krimit. Ne nuk mund te kufizohemi ne shembjen e perandorive te krimit”, deklaroi Berisha.

Qe te permbushet edhe nje standard tjeter per liberalizimin e vizave, Shqiperise i duhet te zgjidhe edhe nje ceshtje tjeter delikate, e padisktuar thuajse fare ne opinionin publik, lejimin me ligj te martesave mes homoseksualeve.

Kryeministri Sali Berisha, nuk e permendi asnjehere kete fjale gjate mbledhjes, por per here te pare, ai ka dale pro ketij ligji, megjithese ishte i vetedijshem se ceshtja do te krijoje debat.

“Pavaresisht nga debatet qe mund te ngjalle, diskriminimi eshte i papranueshem. Ka te beje me martesat brenda gjinise. Eshte e vertete qe keto martesa ne nuk i pengojme, por keto ndodhin”, theksoi kryeministri.

Nese ky ligj i paraqitur nga shoqeria civile, do te miratohet ne parlament, mund te thuhet se, nese me rritjen e pagave dhe pensioneve Shqiperia la prapa 2 vende te BE-se, me arritjen e standardit te marteses brenda te njejtit seks, Shqiperia ka shansin te lere prapa plot 23 vende te Bashkimit Europian.

Duke u krahasuar keshtu edhe me standardet e Norvegjise (jo anetare), Spanjes, Holandes, Belgjikes, madje edhe te vete Suedise, vendi qe mban presidencen e radhes se Bashkimit Europian.

Top Channel