Barca superkampione e Europes fale Messi-t

29/08/2009 12:05

Goli i talentit Pedro 5 minuta para fundit te ndeshjes ka shpetuar Barcelonen nga llotaria e 11 metershave ne finalen e Superkupes se Europes te zhvilluar mbremjen e djeshme kunder Shakhtarit ne Monako.

Skuadra e Guardioles ka arritur te fitoje edhe trofeun e peste te sezonit fale nje goli te shenuar ne minuten e 115-te te takimit nga talenti katalanas pas nje pasimi perfekt te Messi-t.

Pjesa e pare ne stadiumin “Luigji II” nuk dhuron shume emocione, por pothuajse e njejta tablo ka qene edhe ne 45 minuteshin e dyte ku Messi e Henry nuk arrijne te cajne mbrojtjen ukrainase. Nderkohe, Ibrahimovic u aktivizua per 80 minuta por nuk arriti te futej asnjehere ne lojen e katalanasve. Kur dukej se takimi do te vendosej nga penalltite, Pedro ka shijuar magjine e Messi-t, duke marre nje top qe duhej vetem ta shtynte ne rrjete.

Ky eshte trofeu i peste per katalanasit pas kampionatit, kupes, Champions-it dhe Superkupes se Spanjes.

Top Channel