PS, stina e protestave

08/09/2009 15:25

Partia Socialiste nis aksionin e ri politik pas vendimit per te mos marre pjese ne kuvendin e ri deri ne plotesimin e disa kushteve kur kryesorja mbetet garantimi nga ana e shumices hetimi i zgjedhjeve te 28 qershorit e per socalistet jane shfaqje e vullnetit te deformuar te zgjedhesve dhe institucionet e dala prej tyre ilegjitime. (UPDATE)

Per t’i shpjeguar zgjedhesve te saj ne baze kete vendim si dhe per te mbrojtur demokracine me cdo mjet dhe cmim, tha kryetari ne detyre, PS do te rrise kapacitetet informuese dhe do te intensifikoje kontaktet me qytetaret.

“Te gjitha mjetet demokratike jane ne dispozionin e cdokujt qe kerkon te ngreje kauzen e tij dhe per me teper te opozites qe nuk do te kurseje opoziten per ta bere kete nje kauze qe shikohet dhe kuptohet qarte”, u shpreh Rama.

Per kete arsye zoti Rama mblodhi gjate paradites se se te martes te gjithe deputetet e PS-se dhe zhvilloi takime te vecanta me deputetet e cdo qarku ne grup.

Mesohet se shefi i socialisteve ka dhene orientimet perkatese por edhe ka marre mendime prej deputeteve per kete levizje te re politike te PS, duke artikuluar qarte se aksioni i radhes do jene protestat popullore.

Kryetari socialist sqaroi ne komunikimin me gazetaret se aksioni i ri politik i PS nuk synon ndryshimin  e rezultatit te zgjedhjeve ne tavoline por vendosjen e standarteve demokratike te zgjedhjeve te cenuara sipas tij rende me 28 qershor.

“Nuk kemi asnje problem me kuvend dhe hyrjen ne kuvend, ne rast se na jepet kjo mundesi qe te hetojme pa qene te diktuar ne hetimin tone nga shumica, qe eshte ne fakt objekt hetimi”, u shpreh Rama.

Kryetari ne detyre i PS-se, Edi Rama komentoi dhe mbledhjen e pare te kuvendit te ri.

“Dje mori edhe nje prapashtese tjeter duke perfshire si minister nje person qe eshte ende ne gjykim per nje krim shteteror, duke u bere simoter e qeverise iraniane”, tha Rama.

Zoti Rama ndodhet perballe dy aksioneve politike ne partine e tij, i pari vendos raporte te kushtezuara me kuvendin e ri dhe fillimin e organizimit te protestave popullore per shkak te deformimit te zgjedhjeve, por ai do te nise edhe nje tjeter fushate brenda partise qe pritet ta sjelle serish ne krye te partise me 26 shtator.

Kryetari socialit pritet te nise te merkuren turin e tij ne baze per zgjedhjet ne parti, ku perballe per postin e kreut te Partise Socialiste ka kandidatin tjeter Maqo Lakrori, anetar i asamblese kombetare.

Top Channel