BE, Galak: Zgjedhjet, me mire se te kaluarat

16/09/2009 17:35

Ne nje interviste per Top Channel, zedhenesja e shefit te Politikes se Jashtme te Bashkimit Europian Havier Solana, Kristina Galak deklaroi se zgjedhjet ishin me te mira se ne te kaluaren dhe shenuan permiresime.

Por zonja Galak shtoi se pati dhe fenomene negative si politizimi i procesit teknik.

“Ne jemi te kenaqur te shohim se raporti eshte publikuar mbi teresine e tij. Ky raport konfirmoi ate qe thame, se ky proces ishte me i mire se ne te kaluaren. Por pati edhe politizim te pjeseve te procesit. Gjithesesi, tani pozita dhe opozita duhet te punojne per anetaresimin e vendit ne BE”, ka deklaruar Galak.

Ajo nenvizoi nevojen e bashkepunimit mes qeverise dhe opozites, ndersa e cilesoi bojkotin si nje menyre jo te mire.

“Nese zgjedhjet jane vleresuar nga vezhguesit nderkombetare, te zgjedhurit si ne pozite dhe ne opozite duhet t’i pranojne. Bojkoti nuk eshte rruga me e mire. Ata duhet te punojne me konstruktivitet per popullin e tyre”, ka shtuar Galak.

Top Channel